Sport

Fabregas: "Xavi Hernandez mbërriti te Barcelona, më herët nga sa e imagjinonte”...

“Të stërvisja Barçën? Do të ishte një ëndërr”, është shprehur ish-mesfushori i katalanasve, që aktualisht është pjesë e Comos

15 Shtator 2022, 14:31 Nga DOSJA

Fabregas: "Xavi Hernandez mbërriti te Barcelona, më herët

ITALI - Cesc Fabregas, lojtari i Como, ka folur për ‘RAC 1’ për çështjet aktuale në Barcelonë: "Unë shoh një ekip shumë konkurrues, një njëmbëdhjetëshe shumë të mirë dhe një stol të fortë. Xavi? Ndoshta ai mbërriti më shpejt se sa e kishte imagjinuar, por është shumë i përgatitur", transmeton ‘Sport’.

Roli i senatorëve? "Është shumë e vështirë të pranosh pankinën. Një ditë pas ndeshjes duhet të punosh me zëvendësuesit, ndërkohë që titullarët të rikuperohen, ky është ai që peshon më shumë".

Rikthimi i Messit? "Nuk e di nëse është e mundur, mund të jetë një opsion nëse e dëshiron Barça. Do të ishte një fund i mirë: ai ishte lojtari më i dashur dhe më i respektuar në ekip, ai fitonte trofe. Është e pamundur të flas keq për të”.

Trajneri i Barcelonës? "Nuk mund ta mohoj se do të ishte një ëndërr. Por duhet të punosh shumë dhe të jesh shumë kompetent për të përballuar një sfidë të tillë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll