Sport

Portugalia thërret Cristiano Ronaldon...

Fernando Santos, trajneri portugez, pohoi se situata e CR7 te Manchester United "nuk më shqetëson". Luzitanët do të përballen me Çekinë më 24 shtator dhe Spanjën më 27 shtator në Nations League

15 Shtator 2022, 16:51 Nga DOSJA

Portugalia thërret Cristiano Ronaldon...

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, Joao Felix dhe Rúben Dias janë ndër 26 të thirrurit nga Portugalia për ndeshjet e Nations League kundër Republikës Çeke (24 shtator) dhe Spanjës (27 shtator), ndërkohë që Otávio, Gonçalo Guedes dhe André Silva u lanë jashtë.

Fernando Santos, trajneri i Portugalisë, tha se ai nuk është "i shqetësuar" për mungesën e kohës së lojës së CR7 te Manchester United. Ai e bëri njoftimin këtë të enjte në një konferencë për shtyp. Ai deklaroi se "askush nuk dyshon" se Cristiano Ronaldo, i cili ka grumbulluar disa zëvendësime te Manchester United, "vazhdon të jetë i rëndësishëm për ekipin kombëtar".

"Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme. Kjo ka udhëhequr ambicien tonë për të arritur në fazën finale të këtij turneu dhe ka të bëjë shumë me atë që reflektohet në skuadër", tha trajneri, i cili pranoi se ka qenë "e vështirë" për të zgjedhur.

Santos saktësoi gjithashtu, se përballë Kupës së Botës nuk ka bërë asnjë parashikim, megjithëse pranoi se muaji tetor “do të jetë vendimtar” që ai të vendosë se kush do të marrë pjesë në bazë të performancës së lojtarëve.

Lista e lojtarëve të Portugalisë është si më poshtë:

Portierë: Diogo Costa (Porto), José Sá (Wolves) dhe Rui Patricio (Roma).

Mbrojtësit: Diogo Dalot (Man.United), Joao Cancelo (Man.City), Danilo Pereira (PSG), Pepe (Porto), Rúben Dias (ManCity), Tiago Djaló (Lille), Nuno Mendes (PSG) dhe Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund).

Mesfushorë: Joao Palhinha (Fulham), Rúben Neves (Wolves), Bernardo Silva (Man.City), Bruno Fernandes (Man.United), Joao Mário (Benfica), Matheus Nunes (Wolves), Vitinha (PSG) dhe William Carvalho (Betis).

Sulmues: Cristiano Ronaldo (Man.United), Diogo Jota (Liverpool), Pedro Neto (Wolves), João Félix (Atlético), Rafa Silva (Benfica), Rafael Leao (Milan) dhe Ricardo Horta (Braga).

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll