Politike

Fondet e BE për korrupsionin, Oerd Bylykbashi: SPAK mori një paralajmërim

Bylykbashi tha se shqiptarët kanë nevojë të dinë se kush është përballë tyre. 

15 Shtator 2022, 14:45 Nga A.B
Fondet e BE për korrupsionin, Oerd Bylykbashi: SPAK mori një
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki deklaroi ditën e sotme se SPAK e ka marrë një paralajmërim. Gjatë Kuvendit, Bylykbashi tha se shqiptarët kanë nevojë të dinë se kush është përballë tyre. 

'Mbi 2 mln shqiptarë kanë shkuar në Britani. Gjithë korrupsioni fillon nga administrata, e dinë të gjithë se ajo është e politizuar dhe e korruptuar, e thonë të gjithë OSBE, BE, SHBA. Thonë se depolitizohet administrata, që do të thotë se ka dështuar reforma. Problemi është se Shqiptarët nuk kanë një administratë, që t'u japë llogari, ato para që merren po shkojnë në duart e korrupsionit. Sot i lodhim shqiptarët me marrëveshjen që do votohet padiskutim. Ka të tjerë që nuk e kanë shansin që kemi ne. Unë nuk e di se cfarë do bëjë drejtësia po personi që do drejtojë këtë mekanizëm i hiqet mandati se thyen Kushtetutën, a do shkojë më thellë prokuroria për të ta cojë para drejtësisë nuk e di. Kjo nuk ndodh se SPAK sapo ka marrë edhe një paralajmërim. IMUNITETIN që i jepni ju për t'i dhënë një detyrë të re. Shqiptarët kanë nevojë se kush është para tyre, duan dikë që nuk është i politizuar. Asnjë nuk i jepni ju. Kjo IPA do miratohet sot, paratë do vijnë, se kush i merr nuk e di. '- tha ai.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll