LIVE UPDATES

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik për demokracinë

• Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me përfaqësuesit e partive politike në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në fillim, në zyrën e kreut të KQZ-së, Ilirja Celibashi ka shkuar vetë ambasadorja Kim. • Më vonë u janë bashkuar përfaqësuesit e tjerë, Jorida Tabaku nga Partia Demokratike, Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste, Monika Kryemadhi e Arjan Madhi. • Takimi kishte fokus financimet e partive politike nga Rusia. Kjo u bë e ditur fillimisht nga Tabaku, Kryemadhi e Gjiknuri, të cilët kërkuan marrje masash. •Më pas, ambasada amerikane ndau foto nga takimi i përbashkët. •Ambasadorja u bëri të ditur të pranishmëve se SHBA do të punojë me partnerët në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për t'i mbrojtur nga këto kërcënime. • Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi rrëfimin e një zyrtari amerikan që tregonte se PD-ja është financuar me 500 mijë dollar nga Rusia në vitin 2017, vit kur drejtohej nga Lulzim Basha. • Ky lajm solli reagime të forta, ndërsa vetë Basha mohoi të jetë mbështetur në fonde ruse. Dosja ‘Muzin’ është mbyllur nga drejtësia shqiptare, por dje, PD me në krye Sali Berishën, kërkoi rihapjen e saj.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Takimi në KQZ, Ambasada amerikane: U diskutua kërcënimin serioz i financimeve politike ruse

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik
Takimi

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas takimit të ditës së sotme të ambasadores Yuri Kim në ambientet e KQZ-së, me drejtuesin e saj dhe me disa përfaqësues të partive politike. Teksa ndan disa foto nga tryeza e përbashkët, Ambasada thekson se u diskutua kërcënimi serioz i financimeve të fshehta politike ruse. Po ashtu, është zbuluar se Kim ka nënvizuar gjatë takimit se SHBA do të punojë me partnerët në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për t'i mbrojtur nga këto kërcënime.  

NJOFTIMI I AMBASADËS:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion. Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim zhvilloi një mbledhje me përfaqësuesit e partive politike në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fokusi i takimit ishte lobimi rus në partitë politike, shqetësim ky i ardhur nga deklarata e zyrtarit amerikan. 

Çfarë thotë raporti?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. 

3 VITE ME PARE

Shqetësimi i SHBA për lobimin rus, Celibashi: Kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e sotme se në takimin me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kishte në fokus shqetësimin e tyre mbi lobimin rus në partitë politike në vend. Për gazetarët, Celibashi pranoi se kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim si dhe tha se duhet që të nisë dhe puna për të zbuluar se nga po i marrin paratë partitë politike. 

'Diskutuam për shqetësimin e SHBA si aleati ynë strategjik në lidhje me financimet e huaja të financimeve shqiptare e atyre ruse. nën dritën e informacioneve të fundit që ata zotërojnë përcollëm këtë shqetësim, me qëllim që KQZ e partitë politike të rrisin vëmendjen, e çfarë është në fuqi të tyre që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.

Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor në mënyrë që KQZ ti japë mundësi praktike që të hetojë , se nga po i marrin paratë.  Ne morëm shqetësimin e tyre, nuk u bënë diskutime se si të rrisim vëmendje, se si të jemi eficent, ngelet për t'u parë në vazhdim, ata konfirmojnë nevojën për ta qasur këtë problematikë. Mendoj se ne vijim do të ketë ndryshime në kuadër të reformës elektorale.'- u shpreh Celibashi. 

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim zhvilloi një mbledhje me përfaqësuesit e partive politike në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fokusi i takimit ishte lobimi rus në partitë politike, shqetësim ky i ardhur nga deklarata e zyrtarit amerikan. 

Çfarë thotë raporti?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. 

3 VITE ME PARE

'Partitë të marrin shembullin e ish-LSI-së'/ Kryemadhi: Nuk u përmend emër në takim, asgjë s'ngel pa dalë

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ishte e pranishme ditën e sotme në mbledhjen e kërkuar nga ambasadorja e SHBA-së në vend, Yuri Kim, e cila ngriti si shqetësim lobimin rus në Shqipëri. Pas mbledhjes, ajo u shpreh për gazetarët se në takim nuk u përmend asnjë emër, teksa u pyet për emrin e deputetit Lulzim Basha. Ndër të tjera, ajo tha se partitë politike duhet të marrin shembullin e ish-LSI-së e cila i bënte publike emrat e donatorëve. 

Po ashtu, me ironi ajo mbylli deklaratën se se asgjë nuk ngel pa dalë në dritë, si dhe shtoi: kush e ka gëlltitur çurbën e lugës të prishur ka për të vjellur gjithë jetën.

'Më mirë vonë se kurrë. Ka ardhur koha dhe partitë e tjera që donatorët ti kenë me emër e mbiemër ashtu siç i kishte ish-LSI. Duhen parë se kush janë personat fizikë që donatojnë. Ligji fizik ka nevojë për rishikim. Ne kemi pasur një bashkëpunim për sa i përket transparencës. Takimi nuk u përmend emra, ka një proces që do hetohet, nuk hetohet vetëm në Shqipëri. Asgjë nuk ngel pa dalë, kush e ka gëlltitur çurbën e lugës të prishur ka për të vjellur gjithë jetën.'- u shpreh Kryemadhi. 

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim zhvilloi një mbledhje me përfaqësuesit e partive politike në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fokusi i takimit ishte lobimi rus në partitë politike, shqetësim ky i ardhur nga deklarata e zyrtarit amerikan. 

Çfarë thotë raporti?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. 

3 VITE ME PARE

Takimi me Kim, Gjiknuri: SHBA e shqetësuar për lobimin rus, politika shqiptare të marrë masa

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi ditën e sotme se SHBA është shumë e shqetësuar për lobimin rus në vend. Pas takimit të zhvilluar me ambasadoren Yuri Kim, kryetarin e KQZ-së dhe deputeten Jorida Tabaku, Gjiknuri tha se politika duhet të marrë masa për të parandaluar këto financime të paligjshme. Ai shtoi më tej se ka një kuadër ligjor që parandalon këto financime.

'Folëm për masat që duhet të marrin institucionet shqiptare për të parandaluar financimet e paligjshme e madje dhe me rrezik për interesat kombëtare. Shpresojmë që të gjithë partitë të parandalojnë aktet që tashmë disa janë bërë dhe publik. Ky është një shembull për t’u marrë parasysh. Duhet të evitojmë financimet e jashtëligjshme. Fokusi ishte shqetësimi i SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, qoftë në parti politike por edhe në organizata mediatike nëpërmjet fondeve. U ngrit shqetësimi i SHBA lidhur me potencialin e shteteve të huaja, konkretisht Rusia dhe masat që duhet të marrë politika shqiptare për të parandaluar çdo rrezik. Ky ishte fokusi. Ka një kuadër ligjor për të parandaluar financime të panevojshme. Shpresoj që të gjitha partitë të ngrejnë mekanizmat e tyre.'-u shpreh Gjiknuri. 

Janë gjëra teknike, do i diskutojmë në vijim, mund të ketë dhe ndërhyrje të tjera, po fokusi ishte shqetësimi i SHBA për përfshirjen e influencave ruse në vend.  Nuk ishte biseda për masat, u bë nisur nga raporti i fundit, u tha se shqetësimet janë reale në mënyrë që të mos përsëriten më. 

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim zhvilloi një mbledhje me përfaqësuesit e partive politike në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fokusi i takimit ishte lobimi rus në partitë politike, shqetësim ky i ardhur nga deklarata e zyrtarit amerikan. 

Çfarë thotë raporti?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. 

3 VITE ME PARE

Takimi me Kim/ Tabaku: Ambasada do ju sqarojë për gjithçka, momenti të bëhet transparencë

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik
Jorida Tabaku

TIRANË- Jorida Tabaku, e cila mori pjesë në takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është shprehur se kanë diskutuar në lidhje me financimet e partive politike. Në një deklaratë për mediat, Tabaku nuk ka preferuar të japë më shumë detaje në lidhje me diskutimet që patën. Në fund, ajo shtoi se gjithçka do të sqarohet nga vetë ambasadorja Kim. 

"E rëndësishmë është që të ketë transparencë dhe të qëndrojmë larg çdo influence të mundshme, të Kinës apo Rusisë. Do t’ju sqarojë ambasada për gjithçka me një deklaratë, mos u shqetësoni,"- tha Kim.

3 VITE ME PARE

Takime edhe nesër/ Kim mblidhet me Ballën e Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik
Yuri Kim

TIRANË- Takimet e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim me përfaqësuesit e partive politike do të vijojnë edhe nesër. Mësohet se Kim do të takojë nesër në Kryesinë e Kuvendit kreun e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe atë të PD-së, Enkelejd Alibeaj. takimi me Ballën do të zhvillohet në orën 10:30, ndërsa me Alibeajn në orën 11:30.

Sot Kim takoi të tjerë përfaqësues në zyrën e KQZ-së. Në fillim Kim takoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Fillimisht ka mbërritur ajo vetë, më pas, në zyrë u është bashkuar Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialishte (aktualisht Partia e Lirisë). Pas tyre kanë shkuar edhe përfaqësues të partive të tjera si aArjan Madhi e Damian Gjiknuri. PD përfaqësohet me Jorida Tabakun përballë Kim.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi rrëfimin e një zyrtari amerikan që tregonte se PD-ja është financuar me 500 mijë dollar nga Rusia në vitin 2017, vit kur drejtohej nga Lulzim Basha. Ky lajm solli reagime të forta, ndërsa vetë Basha mohoi të jetë mbështetur në fonde ruse.

3 VITE ME PARE

Mbyllet takimi në KQZ, Kim largohet në heshtje, asnjë fjalë për mediat

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik
Yuri Kim

TIRANË- Takimi mes ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim me përfaqësuesit e partive politike ka mbaruar. Pas më shumë se një ore takim në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kim është larguar pa dhënë asnjë prononcim për mediat. 

Në fillim Kim takoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Fillimisht ka mbërritur ajo vetë, më pas, në zyrë u është bashkuar Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialishte (aktualisht Partia e Lirisë). Pas tyre kanë shkuar edhe përfaqësues të partive të tjera si aArjan Madhi e Damian Gjiknuri. PD përfaqësohet me Jorida Tabakun përballë Kim.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi rrëfimin e një zyrtari amerikan që tregonte se PD-ja është financuar me 500 mijë dollar nga Rusia në vitin 2017, vit kur drejtohej nga Lulzim Basha. Ky lajm solli reagime të forta, ndërsa vetë Basha mohoi të jetë mbështetur në fonde ruse.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Financimet e partive! Kim mbledh përfaqësuesit në zyrën e Celibashit, ç’po gatuhet një ditë pas ‘boom’-it të lobimit rus

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik
Yuri Kim

TIRANË- Takimi që po zhvillohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka në fokus financinet e partive politike në zgjedhje. Ambadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka mbledhur të gjithë përfaqësuesit e partive në zyrën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Fillimisht ka mbërritur ajo vetë, më pas, në zyrë u është bashkuar Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialishte (aktualisht Partia e Lirisë). Pas tyre kanë shkuar edhe përfaqësues të partive të tjera si aArjan Madhi e Damian Gjiknuri. PD përfaqësohet me Jorida Tabakun përballë Kim.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi rrëfimin e një zyrtari amerikan që tregonte se PD-ja është financuar me 500 mijë dollar nga Rusia në vitin 2017, vit kur drejtohej nga Lulzim Basha. Ky lajm solli reagime të forta, ndërsa vetë Basha mohoi të jetë mbështetur në fonde ruse.

3 VITE ME PARE

Takimi Kim-Celibashi! Në zyrë u bashkohet dhe Kryemadhi, tema e 'nxehtë' që po diskutohet

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik
Yuri Kim

TIRANË- Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialishte (aktualisht Partia e Lirisë) është bashkuar në takimin që po zhvillohet në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mësohet se Kryemadhi ndodhet në zyrë më ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Arsyeja e takimit mësohet se është financimi i partive në zgjedhje, por ende nuk dihet konkretisht se çfarë po diskutohet mes tyre. Fillimisht në KQZ mbërriti e më pas iu bashkua dhe Celibashi.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Kim i shkon në zyrë Celibashit

Lobingu rus/ Kim mbledh PS-PD e Kryemadhin në KQZ, ambasada: Rrezik
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo ka shkuar të zhvillojë një takim me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Nuk dihet ende arsyeja pse ambasadorja ka shkuar në KQZ.

yuri kim jorida tabak monika kryemadhi ilirjan celibashi

Sondazh

Poll