Bota

Debati mes O’Connell dhe ministres Hoxha, ambasadori britanik: Nuk diskutuam për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

15 Gusht 2019, 12:22 Nga DOSJA
Debati mes O’Connell dhe ministres Hoxha, ambasadori britanik: Nuk

Ruairi O’Connell, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë i cili ka përfunduar detyrën e tij në Kosovë dhe do të largohet në shtator të këtij viti, ka reaguar ashpër ndaj ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Hoxha dhe O’Connell zhvilluan një takim ditën e djeshme, dhe ragimi i zyrtarit britanik ka ardhur pasi ministrja e Intergrimit ka kërkuar të bisedojë rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), por  O’Connell nuk ka rënë dakord.

E vetmja gjë që nuk do të më mungojë në Kosovë është praktika joprofesionale dhe jo miqësore e politikanëve të Kosovës që flasin prej pozicionit tim. Takova sot Ministren e Integrimeve Evropiane, e cila është një mike e vjetër. Pas takimit, Ministria e saj lëshoi ​​një deklaratë për media duke dhënë qëndrimet e mia. Kjo s’u dakordua me Ambasadën time. Në fakt, unë nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë. As nuk e diskutuam atë”,- shprehet O’Connell.

Ndërsa ministrja Hoxha shkruan: “vlerësoi punën e institucioneve duke potencuar zbatimin e MSA-së, reformave si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në veçanti për procesin integrues, procese këto që duhet bërë edhe më shumë”.

Ndërsa O’Connell, shton se në takimin me Hoxhën ata nuk kanë kanë diskutuar aspak në lidhje me të drejtat e njeriut, në Kosovë.

Ne nuk diskutuam për të drejtat e njeriut. Ne diskutuam për rregullin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë thashë që Kosova është në një pikë të rëndësishme dhe se duhet të ndërmarrë hapa për të pastruar politikën nga kriminaliteti. Unë nuk ofrova asnjë vlerësim për punën e institucioneve. Kjo ka ndodhur disa herë nga institucione të ndryshme dhe parti politike. Tani e tutje, Ambasada ime do të korrigjojë çdo deklaratë të lëshuar pa pëlqimin tonë. Për të qenë absolutisht e qartë: Mbretëria e Bashkuar nuk mbështet ose kundërshton asnjë parti politike në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë dhe detyrë të marrin përgjegjësinë për votën e tyre dhe pasojat e veta”, përfundon ai.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ambasadori i britanisë së madhe dhurata hoxha kosove ministrja e integrimit ruairi o’connell ambasadori i britanisë së madhe dhurata hoxha kosove ministrja e integrimit ruairi o’connell

Sondazh

Poll