Bota

FOTO/ Zbulohet piktura e Bill Clinton, me fustan blu dhe taka të kuqe në rezidencën e pedofilit të vrarë

15 Gusht 2019, 07:48 Nga DOSJA
FOTO/ Zbulohet piktura e Bill Clinton, me fustan blu dhe taka të kuqe

SHBA- Në këtë pikturë të gjetur në zyrën e Epstein, Klinton shfaqet i veshur me një fustan ngjyrë blu dhe këpucë të kuqe me taka. Piktura nuk ka qenë e fshehur diku nëpër sirtarë apo kasasforta, por ka qenë mjaft e ekspozuar për t’u parë qartë, pasi ka qenë  e varur në mur.

Sipas artikullit të Dailymail, zbulohet se piktura e Klintonit është parë gjatë një takimi për bizens.

Veshja blu është e ngjashme me atë që ka veshur nga Hillary Clinton në “Kennedy Center Honors” në vitin 2009.

Ndërkohë piktura është parë në zyrën brenda rezidencës së tij gjatë vitit 2012, përkatësisht para 7 vitesh kur mbi Epsteinin hodhën akuza të trafikimit seksual ndaj të miturave.

Ndërsa personi që ka parë pikturën 7 vite më parë teksa zhvilloi një takim biznesi me Epsteini ka kërkuar të mbetet anonim.

Por ai thekson se është  i sigurt që në atë pikturë ishte padiskutim Bill Clinton. “Ishte shokuese…ishte shumë provokative, një pikturë shumë seksuale.”- shton ai.

Madje sipas burimit anonim është mësuar se para se të nisnin bisedën për biznes, një vajzë spanjolle, rreth 14 vjeç po priste të takonte Epstein.

 Epstein u gjet i vrarë më 10 gusht në qelinë  ku po mbahej në paraburgim.

 Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bill klinton me fustan jeffrey epstein manhattan pikturë seksuale bill klinton me fustan jeffrey epstein manhattan pikturë seksuale

Sondazh

Poll