Bota

Del raporti i autopsisë për miliarderin e vdekur, në trupin e Epstein gjetën kocka të thyera në qafë

15 Gusht 2019, 08:13 Nga DOSJA
Del raporti i autopsisë për miliarderin e vdekur, në trupin e

SHBA- Autopsia e kryer në trupin e pajetë të miliarderit pedofil,  zbulon se ai kishte shumë kocka të thyera në qafë.

Raporti u bë i ditur nga Washington Post, ditën e djeshme.

Ekspertët e autopsisë kanë deklaruar se kocat e qafës të cilat i ishin thyer  Epsteinit përfshinin kockën hyoid.

“Ky lloj dëmtimi që kanë pësuar kockat e qafës së Epstein,  mund të ndodhë vetëm kur një person var veten ose ose humb jetën si shkak i nëj mbytje.”– janë shprehur ekspertët e mjekësisë ligjore.

66-vjeçari, u gjet i vdekur në njësinë e veçantë të strehimit të Qendrës Federale Korrektuese Metropolitane në New York të shtunën. Ai ishte vetëm në qelinë e burgut.

Menaxheri i fondit mbrojtës multimilioner ishte burgosur që nga fillimi i muajit të kaluar, në pritje të gjykimit pasi akuzohej për trafikim seksual nga 2002 deri në 2005 në rezidencën e tij në Manhattan.

Dy punonjës të burgut që do të ruanin zonën ku Epstein u “vetvra”,  nuk arritën ta kontrollojnë atë gjatë asaj nate për rreth tre orë.

Zyrtarët janë shprehru për CNN se ata nuk e dinë se çfarë po bënin anëtarët e stafit gjatë asaj kohe po punojnë për ta zbuluar atë.

Rojet supozohet të kontrollojnë të arrestuarit në njësinë e veçantë të prangosjes çdo 30 minuta.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota autopsia jeffrey epstein kockat e qafes te thyera autopsia jeffrey epstein kockat e qafes te thyera

Sondazh

Poll