Bota

Panik në tregje, përmbyset kurba e yieldit në SHBA

15 Gusht 2019, 12:00 Nga DOSJA
Panik në tregje, përmbyset kurba e yieldit në SHBA

SHBA– Kurba e yieldit në SHBA u përmbys përkohësisht gjatë javës, ndërkohë që interesat e titujve 2-vjeçarë kaluan ato të titujve 10-vjeçarë.  Kjo rriti shqetësimet për afrimin e një recesioni në ekonominë më të madhe të botës.   Kjo përmbysje,  që ndodhi për herë të parë që nga Qershori 2007, shihet si një tregues që po afron recesioni.  Në 50 vitet e fundit, kurba e yieldit është përmbysur përpara çdo recesioni.

Yieldi i titujve 10-vjeçarë të Thesarit ra poshtë 1.6% ditën e Mërkurë.  Më herët gjatë ditës, ra poshtë yieldit 2-vjecarë.  Investitorët e tensionuar i’u drejtuan aktiveve të mbrojtura afat-gjata, duke çuar yieldin 30-vjeçarë në një nivel rekord të ulët.   Sinjali alarmant i titujve të borxhit solli rënien e indeksit Dow Jones me 800 pikë apo me 3%,  në performancën më të keqe të vitit.   S&P500 dhe Nasdaq patën rënie të ngjashme.  Banka e investimeve në SHBA, Goldman Sachs, ka paralajmëruar së fundmi mbi rrezikun e një recesioni, kryesisht prej luftës tregtare me kinën.

Marrë nga Scan tv

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kurba e yieldit shba kurba e yieldit shba

Sondazh

Poll