Bota

Zelanda e Re, vendi i parë në botë që legalizoi pagat në kriptovaluta

15 Gusht 2019, 07:16 Nga DOSJA
Zelanda e Re, vendi i parë në botë që legalizoi pagat

ZELANDA E RE- Prej datës 1 shtator në Zelandën e  Re do të legalizojë të ardhurat nga kriptovalutat. Ky shërbim tatimor i qeverisë së Zelandës së Re, ka mirtauar që pagat do të paguhen në kriptovaluta nëse monedha virtuale është e lidhur me të paktën një monedhë standarde.

Pra në Zelandën e Re po kërkohet që kriptovaluta e përzgjedhur mund të konvertohet lehtë në një pagesë standarte.

Ligji hyn në fuqi më datën 1  shtator të këtij viti, ndërsa projektligji u propozua më 7 gusht.

Ky ligj përjashton të gjithë njerëzit e vetëpunësuar, të cilët nuk mund t’i transferojnë të ardhurat e tyre në monedhë virtuale.

“Masa është një hap tjetër që autoritetet të kuptojnë se njerëzit me të vërtetë duan të paguhen në kriptovalutë,” u shpreh avokati Thomas Hulme.

Burimi: Marketsinsider

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1 shtator kriptovalutat pagat zelanda e re 1 shtator kriptovalutat pagat zelanda e re

Sondazh

Poll