Bota

Johnson akuzon deputetët dhe BE për “bashkëpunimin e tmerrshëm” mbi Brexit

15 Gusht 2019, 08:32 Nga DOSJA
Johnson akuzon deputetët dhe BE për “bashkëpunimin e

BRITANI E MADHE- Ditën e djeshme kryeministri i ri Anglisë, Boris Johnson ka dënuar përmes një komunikimi të drejtëpërdrejtë në Facebook, bashkëpunim e tmerrshëm mes deputetëve britanik dhe Bashkimit Europian. Ai shprehet se ky bashkëpunim mes dy palëve po pengon në negociatat për arritjen e marrëveshjes për Brexit.

“Ekziston një bashkëpunim i tmerrshëm mes njerëzve që mendojnë se mund të bllokojnë Brexit-in në Parlament dhe miqve tanë europianë.  Miqtë tanë europianë nuk ndryshojnë mendim. Ata nuk bëjnë asnjë kompromis për marrëveshjen e tërheqjes edhe pse ajo është hedhur poshtë tre herë nga Parlamenti britanik. Ata i referohen secilës letër, çdo presjeje të marrëveshjes sepse ata mendojnë se Brexit mund të bllokohet në Parlament. Sa më shumë të zgjatet kjo, aq më shumë është e mundur që të largohemi me një Brexit pa marrëveshje”- u shpreh Jonhson.

 Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angli boris jonhson brexit angli boris jonhson brexit

Sondazh

Poll