Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur 31-vjecari me ‘Benz-in’ luksoz me targa angleze merr para 3 këmbësorët në Berat

Teksa bënte manovra të rrezikshme në Berat me mjetin tip ‘Benz GLE’ i mori para.

15 Shtator 2022, 12:12 Nga F.M
VIDEO/ Momenti kur 31-vjecari me ‘Benz-in’ luksoz me targa angleze
Aksidenti

BERAT- Pamjet që po shikoni tregojnë aksidentin e frikshëm që ndodhi një natë më parë në berat, ku një 31-vjeçar me një “Mercedes Benz” me targa angleze mori para tre këmbësorë.

Blerina Nerjaku, 45 vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku 37 vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu 63 vjeç, ishin në trotuar kur Leon Simoni, 31 vjeç nga Shkodra që bënte manovra të rrezikshme në Berat me mjetin tip ‘Benz GLE’ i mori para.

Këmbësorët janë në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa Simoni është vënë në pranga. Dyshimet janë se 31-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit.

leon simoni aksident ne berat mersine nerjaku shkëlqim kapxhiu blerina nerjaku

Sondazh

Poll