Aktualitet

Pedagogët: Mos e lini 'trurin' të largohet nga Shqipëria, investoni e do kurseni më shumë lekë

Ai u shpreh se nëse Qeveria investon te paga e pedagogëve do të kursejnë më shumë para të cilat do t'i kalojnë grante për kërkim shkencor.

15 Shtator 2022, 10:52 Nga A.B
Pedagogët: Mos e lini 'trurin' të largohet nga
Pedagogu

TIRANË- Pedagogu i Universitetit Politeknik ka bërë thirrje Qeverisë që të mos e lënë 'trurin' e Shqipërisë të largohet nga vendi. Gjatë protestës së sotme, ai u shpreh se nëse Qeveria investon te paga e pedagogëve do të kursejnë më shumë para të cilat do t'i kalojnë grante për kërkim shkencor dhe për të zgjidhur problematika të tjera. Ai i bën thirrje ministrisë së Arsimit që të paktën të kenë rrogat e njëjta me ato të Kosovës. 

'Qeveria jonë kërkon të investojë për sigurinë kibernetike miliona dollarë. Trurin e keni këtu, e ka fakulteti i Shkencave të Natyrës. Truri tjetër tek universitet Politeknikm invesotini tek ky tru para se ky tru të iki, e do kurseni e më shumë lekë e këto para të kalojnë grante për kërkimin shkencor e stafin akademik për të zgjdhur problematikat. Kërkohen investime në fushën energjisë ekspertët po këtu i keni, kërkoni ndihmë e zgjidhjen ua japin kemi qenë gjithmonë të gatshëm. Nëse s’keni ekspertë në qeveri për grantet apo pagat keni Fakultetin e Ekonomikut shkoni e atje, kudo i keni ekspertët, mjafton dëshira. I bëj thirrje ministres së Arsimit meqë ka dalë nga auditori jonë ju lutem na ktheni dijnjitetin na coni të paktën në kategorinë e Kosovës, nuk po kërkojmë Malin e Zi apo BE, ky është vetëm fillimi, shihemi ne protesten e radhes.'- u shpreh ai. 

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll