Aktualitet

Thirrja e profesorit për studentët: Nuk është vetëm kauza jonë, sa më të motivuar ne aq më mirë për ju

Profesori u shpreh se protesta nuk është vetëm kauza e tyre por e të gjithëve pasi nëse pedagogët janë të motivuar, aq më mirë është dhe për to. 

15 Shtator 2022, 10:38 Nga A.B
Thirrja e profesorit për studentët: Nuk është vetëm
Pedagogu

TIRANË- Në protestën e sotme të pedagogëve të organizuar para godinës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës në kryeqytet, një profesor iu drejtua me thirrje studentëve të tij. Ai u shpreh se kjo nuk është vetëm kauza e tyre por e të gjithëve pasi nëse pedagogët janë të motivuar, aq më mirë është dhe për to. 

'Nëse duhet cilësi duhet patjetër të motivojmë të rinjtë. Po të paktën te kemi një rrogë dinjitoze, të mos shohim shtigje për t'u larguar. I bëj apel studentëve se kjo kauzë nuk është vetëm e jona, por lë gjurmë dhe tek ata. Sa më të motivuar të jemi ne aq më mirë studentët do të përfitojnë nga kjo gjë, kauza është për të gjithë që duan të shkollojnë fëmijët në këtë vend.'- u shpreh ai. 

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll