Aktualitet

Mbyllet seanca në GJKKO për ish-anëtarin e KPA, Hajdari akuzoi gjyqtaren: Ke miqësi me paditësen, Antoneta Sevdari

Hajdari u paraqit pa avokat, teksa i kërkoi gjyqtares Atalanta Zeqiri të tërhiqej, me pretendimin se ka miqësi me Antoneta Sevdarin, ish-prokuroren që e ka kallëzuar në SPAK.

15 Shtator 2022, 10:57 Nga A.B
Mbyllet seanca në GJKKO për ish-anëtarin e KPA, Hajdari akuzoi
Ardian Hajdari

TIRANË- Seanca për ish-anëtarin e KPA-së, Ardian Hajdarin në GJKKO ka përfunduar me tensione. Hajdari u paraqit pa avokat, teksa i kërkoi gjyqtares Atalanta Zeqiri të tërhiqej, me pretendimin se ka miqësi me Antoneta Sevdarin, ish-prokuroren që e ka kallëzuar në SPAK.

Hajdari paraqiti edhe dy fotografi të Sevdarit me Zeqirin, teksa kjo e fundit ndërpreu seancën derisa Hajdari të dorëzojë kërkesën me shkrim për përjashtim duke shtuar se do të mbante edhe vetë një qëndrim.

‘Duke naviguar në internet, mu shfaqen fotot tuaja me kallëzuesen time, Antoneta Sevdari, ku duken marrërdhëniet tuaj më shumë se njerëzore, një afeksion mes jush miqësor, që për mua përsëris, pa dashur të paragjykoj, ngjall frikë për procesin e padrejtë dhe në limitet e ligjshmërisë ndaj meje. Nuk kisha kohë ta bëja e shkrim kërkesën, për përjashtimin tuaj, por dua që kjo seancë të ndërpritet’– u shpreh ai.

Ish -prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari, ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla, të cilët janë shkarkuar nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit, kanë kallëzuar në Strukturën e Posaçme Anntikorrupsion Ardian Hajdarin për falsifikim dokumentesh me qëllim që të zgjidhej në Komisionet e Rivlerësimit.

Hajdari akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe deklarim të rreme të pasurisë”. Sipas hetimit, ai nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat. Anëtari i KPA u pezullua nga detyra në muajin shkurt. Ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat në fjalë.

ardian hajdari atalanta zeqiraj

Sondazh

Poll