Aktualitet

Kreu i sindikatës së universiteteve për protestën e pedagogëve: Rrogat të rriten në nivelin e Kosovës

Ai e vuri theksin te kërkesat e tyre, siç është rritja e pagës se pedagogëve brenda 2 viteve, si Kosova.

15 Shtator 2022, 11:27 Nga A.B
Kreu i sindikatës së universiteteve për protestën e
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë Sandër Kovaçi ka folur për Faxnës pas përfundimit të protestës së pedafove të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ai e vuri theksin te kërkesat e tyre, siç është rritja e pagës se pedagogëve brenda 2 viteve, si Kosova.

'Rritja e pagës në nivelin e Kosovës brenda dy viteve, rrijta për kërkimin shkencor, rritje e pagës mësimore, e disa kërkesa në lidhje me vjetrësinë e punë, në masën 1%. A ka pasur pedagogë që duan të largohen? Po ka nga ata që shkojnë nga ai në shtet në privat, janë larguar për arsye ekonomike. Edhe fakultetet e tjera janë në Europë. Mospërfshirrja në paketën e qeverisë? Pedagogët nuk kërkojnë paketa mëshire. Duhet seriozitet, të behen kursime në tendera, ka mënyra. Është emergjencë kombetare ceshtja e unoversitetit dhe duhet parë më priotitet. Kishte pedagogë edhe nga rrethet. Studentët na mbështesin, e dinë që impakti direkt do jetë mbi ta.

Ne kërkesat i kemi jetike dhe minimaliste. Prandaj këkrojmë rritje 30 % dhe 20 % vitin tjetër. Qeveria të zgjidh sa më shpejt jo me llafe por me vendime që bëjnë një kthesë për rritjen e pedagogëve. Nëse nuk investohet ne universitet, ai kthehet në klasën e 13-të dhe ikin jashtë. Rrezikohen disa degë që të mbyllen dhe rritja e financimeve do të ndihmojë. Do krijosh perspektivën për familjen nesër, duhet të rrisësh pagat.'- tha ai. 

sandër kovaçi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll