Aktualitet

'Nuk kanë ardhur prej shantazhit'/ Pedagogu: I bëj thirrje Ramës të heqë presionin mbi ne për pagat

Pedagogu i bëri thirrje Ramës që të largojë patronazhistët pasi po i bëjnë presion stafit akademik. 

15 Shtator 2022, 10:43 Nga A.B
'Nuk kanë ardhur prej shantazhit'/ Pedagogu: I bëj thirrje
Pedagogu

TIRANË- Një prej pedagogëve ka bërë të ditur se shumë prej kolegëve të tij nuk mundën të vinin në protestë për shkak të shantazheve. Gjatë fjalës së tij në protestën e ditës së sotme përballë godinës së Fakultetit të Forcave të Natyrës, pedagogu i bëri thirrje Ramës që të largojë patronazhistët pasi po i bëjnë presion stafit akademik. 

'Falenderoj ato që kanë ardhur dhe ato që jo, për shkak të dozave të larta të shantazhit. Ne kërkojmë paga më të larta, po reagojmë se ka 18 vite që nuk po na indeksohen pagat. Jemi përballur me mizerje qeverisjesh në këto 20 vite. Mirënjohje për të gjithe ata që kanë reaguar. Qeverisjet për shkak të korrupsionit hoqën projektet universiteteve dhe ua thanë militantëve. Ne nuk pretendojmë që të jemi si Mali i Zi por të paktën të kemi disa rregulla. Unë kam qënë më rritje 100% të pagës por sindikata e vendosi me 50%. Nuk ka arsye se përse të kemi këto paga mizerabël. I bëj thirrje kryeministrit të na ndalë patronazhistët dhe strukturat partiake mbi stafet pedagogjike që mos reagojmë. Ne po reagojmë për pagat dhe jo për partinë. Të gjithë paguajnë lek në dorë për vizita dhe operacione. Lini njerëzit e lirë. Mirënjohje për ju dhe misionin tuaj. '- u shpreh ai. 

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll