Politike

DETAJE/ Financimet e partive! Kim mbledh përfaqësuesit në zyrën e Celibashit, ç’po gatuhet një ditë pas ‘boom’-it të lobimit rus

Fillimisht ka mbërritur ajo vetë, më pas, në zyrë u është bashkuar Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialishte (aktualisht Partia e Lirisë).

15 Shtator 2022, 11:33 Nga F.M
DETAJE/ Financimet e partive! Kim mbledh përfaqësuesit në
Yuri Kim

TIRANË- Takimi që po zhvillohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka në fokus financinet e partive politike në zgjedhje. Ambadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka mbledhur të gjithë përfaqësuesit e partive në zyrën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Fillimisht ka mbërritur ajo vetë, më pas, në zyrë u është bashkuar Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialishte (aktualisht Partia e Lirisë). Pas tyre kanë shkuar edhe përfaqësues të partive të tjera si aArjan Madhi e Damian Gjiknuri. PD përfaqësohet me Jorida Tabakun përballë Kim.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi rrëfimin e një zyrtari amerikan që tregonte se PD-ja është financuar me 500 mijë dollar nga Rusia në vitin 2017, vit kur drejtohej nga Lulzim Basha. Ky lajm solli reagime të forta, ndërsa vetë Basha mohoi të jetë mbështetur në fonde ruse.

yuri kim jorida tabaku ilirjan celibashi damian gjiknuri arjan madhi

Sondazh

Poll

Politike 15 Shtator 2022, 11:12 F.M

FOTOT/ Kim i shkon në zyrë Celibashit

Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo ka shkuar ...