Politike

Berisha: Pallatet dhe shtesat pa leje në Tiranë i kanë deputetët dhe oligarkët

Akuzat Berisha i bëri gjatë fjalës së mbajtur në një takim me qytetarët në Shijak. Kreu i selisë blu u ndal dhe tek gjendja e bizneseve ne vend ku sipas tij nga 210 mijë biznese të vogla që kishte në 2013-ten sot ka vetëm 107 mijë të tillë. Për mbylljen e bizneseve Berisha fajësoi qeverinë duke e akuzuar për taksa të larta.

14 Shtator 2022, 20:04 Nga e.k
Berisha: Pallatet dhe shtesat pa leje në Tiranë i kanë
Sali Berisha

SHIJAK- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj teksa i akuzoi për lejet e ndërtimit të dhëna në kryeqytet duke thënë se ato i përkasin deputetëve të PS dhe oligarkëve.

Akuzat Berisha i bëri gjatë fjalës së mbajtur në një takim me qytetarët në Shijak. Kreu i selisë blu u ndal dhe tek gjendja e bizneseve ne vend ku sipas tij nga 210 mijë biznese të vogla që kishte në 2013-ten sot ka vetëm 107 mijë të tillë. Për mbylljen e bizneseve Berisha fajësoi qeverinë duke e akuzuar për taksa të larta.

Sali Berisha: Çfarë ndodh me biznesin. Pse po ikin njerëzit. Rrogat nuk u rritën, pensionet jo. Çfarë ndodh me biznesin. U bihet burive dhe thuhet se biznesi i vogël nuk ka asnjë taksë. Mashtrues të paskrupullt. Vetëm me tarifën e energjisë, biznesi i vogël sot paguan 3-fishin e detyrimeve që paguante para vitit 2013. Shifrat tregojnë se në vitin 2013 kishte 210 mijë biznese të vogla, sot ka 107 mijë të tilla. Çfarë ndodh. Një përçmim ndaj qytetarëve, shumëzim me zero i komuniteteve, grupeve të interesit, sikur nuk ekzistojnë.
Është krijuar një klimë në të cilën qeveritarët i lejojnë vetes t'i thonë çdo gjë qytetarëve, sikur qytetarët janë kukulla, nuk janë qenie reale. Del aty zëdhënësja e Edi Ramës, para kamerave tek një pallat dhe thotë; Misteri i këtij pallati. Misteri i ryshfetit të pallatit. Po kujt ia thotë, si mund ta thotë një qeveritare. Mister thotë, 2 nëntokë e 7 mbi tokë, si doli ky. Ky është mister, mister ryshfeti. Përpiqen t'i lajnë duart me këtë xhungël në Tiranë që kanë krijuar me ndërtimet, sikur nuk kanë ligje, nuk kanë jetuar dhe në fund i legalizon. I ka që të gjitha shtesa të partisë. Të deputetëve, oligarkëve. Demokratët nuk e shkelin ligjin. Në fund thotë se meqë ato janë të ndaluara, do të bëjmë ligj për ti legalizuar. As ka ligj as ka maliq, por ka vetëm një kaos të vërtetë.

sali berisha

Sondazh

Poll