Politike

Integrimi në BE, Tabaku: Pas hapjes së negociatave Kuvendi nuk është më noter

Në Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Integrimin, Tabaku ka deklaruar se Kuvendi do të ketë rolin kryesor në etapat që duhet të plotësojë Shqipëria.

14 Shtator 2022, 18:28 Nga I.A
Integrimi në BE, Tabaku: Pas hapjes së negociatave Kuvendi nuk
Jorida Tabaku dhe Taulant Balla

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku si dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë nënvizuar etapat që duhet të ndiqen nga vendi ynë në mënyrë që të anëtarësohemi në BE. Në Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Integrimin, Tabaku ka deklaruar se Kuvendi do të ketë rolin kryesor në etapat që duhet të plotësojë Shqipëria.

Tabaku:Besoj se ndryshimet në ligj do ti hapin rrugën rritjes së rolit të parlamentit dhe të mos jemi thjesht një noter që kalojmë ligje të radhës.

Balla:Të gjitha autoritetet, nga presidenti i Republikës te Kryeministri, institucionet e pavarura, duhet që në mënyrë periodike jo vetëm të njihen me ecurinë e procesit por edhe të bëhen pjesë e diskutimit, strategjisë apo dokumenta të tjerë të rëndësishme. Nga ne si mazhorancë nuk ka asnjë lëkundje të qëndrimit tonë.

jorida tabaku taulant balla

Sondazh

Poll