Aktualitet

U kap me 10 emigrantë në Muriqan, arrestohet 39-vjeçari nga Durrësi

U kap me 10 emigrantë pakistanezë, të cilët kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së.

14 Shtator 2022, 13:44 Nga F.M
U kap me 10 emigrantë në Muriqan, arrestohet 39-vjeçari nga
Shkodër

SHKODËR- Një 39-vjeçar me inicialet I. S., banues në fshatin “Sektor Rinia”, Durrës është vënë në pranga dhe akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ai është kapur në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, në afërsi të PKK Muriqan, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, me të cilin dyshohet se ka transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë pakistanezë, të cilët kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muriqani”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-I. S. 39 vjeç, banues në fshatin “Sektor Rinia”, Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, në afërsi të PKK Muriqan, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, me të cilin dyshohet se ka transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë pakistanezë, të cilët kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodres

Sondazh

Poll