Aktualitet

Sekuestrohen 2000 litra naftë kontrabandë dhe një pompë karburanti në Tiranë

Aty mbante edhe pompën e karburantit me të cilën e tregtonte. 

14 Shtator 2022, 13:57 Nga F.M
Sekuestrohen 2000 litra naftë kontrabandë dhe një pompë
Policia e Tiranes

TIRANË- 2000 litra naftë kontrabandë dhe një pompë karburanti janë sekuestruar në Tiranë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Baftjas Sala është personi që është vënë në pranga në lidhje me këtë aktivitet. Ai shiste naftë kontrabandë. Naftë ne kishte fshehur në një depozitë metalike në një ambient që e kishte përshtatur në shtëpinë e tij. Aty mbante edhe pompën e karburantit me të cilën e tregtonte. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Diesel 2". Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Sekuestrohen 2000 litra naftë kontrabandë dhe një pompë karburanti.Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e tregtimit të hidrokarbureve, në banesën e tij, në rrugën "Azem Galica", organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Diesel 2". Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., si dhe u procedua penalisht shtetasi G. P., të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. S. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve, në bashkëpunim me shtetasin G. P., që e kishte punësuar. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit B. S. u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll