Aktualitet

VIDEO/ Droni kap shkelësit, drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha

Në një video të publikur nga Policia e Tiranës, shihen disa mjete që nuk ndalojnë kur kalojnë këmbësorët. 

14 Shtator 2022, 12:47 Nga F.M
VIDEO/ Droni kap shkelësit, drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë
Makina dhe këmbësorët

TIRANË- Policia e Tiranës ka pikasur shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Në një video të publikur nga Policia e Tiranës, shihen disa mjete që nuk ndalojnë kur kalojnë këmbësorët. 

Njoftimi zyrtar:

Vijojnë kontrollet ndaj përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

policia e tiranes

Sondazh

Poll