Aktualitet

Përdori spitalin për fushatë zgjedhore, KAS lë në fuqi gjobën ndaj Kryetares së Lushnjes

Masa administrative në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë ndaj Sefës, do të mbetet në fuqi. 

14 Shtator 2022, 13:12 Nga A.B
Përdori spitalin për fushatë zgjedhore, KAS lë në fuqi
Eriselda Sefa

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka lënë në fuqi gjobën ndaj kryetares së Lushnjes, Eriselda Sefa. Masa administrative në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë ndaj Sefës, do të mbetet në fuqi. 

Kryetarja e bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa, u dënua me gjobë me 26 shkurt 2022 gjatë fushatës elektorale, pasi përdori ambientet e Spitalit Lushnjë dhe përdorim të detyruar në fushatë zgjedhore të administratës shtetërore brenda orarit të punës. Sipas tyre, ajo ka përdorur burime publike në mbështetje të fushatës së saj zgjedhore.

erisela sefa

Sondazh

Poll