Aktualitet

VENDIMI i qeverisë: Rriten me 9.5% pensionet, paga minimale shkon në 34 mijë lekë

Rriten pensionet dhe paga minimale në vend.

14 Shtator 2022, 12:31 Nga A.B
VENDIMI i qeverisë: Rriten me 9.5% pensionet, paga minimale shkon në
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në vend, Delina Ibrahimaj bëri të ditur ditën e sotme dy vendimet e marra pas Mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Për mediat, Ibrahimaj tregoi se do të rriten pensionet me 9.5% dhe nga ky vendim do të përfitojnë 900 mijë persona në të gjithë territorin e Shqipërisë. Po ashtu, ministrja tha se do të ketë edhe rritje të pagës minimale e cila do të shkojë në 34 mijë lekë. 

'Kemi marrë një vendim për rritje të pensioneve në masën. Rritje të pagës minimale në shkallë vendi në 34 mijë lekë. 200 mijë të punësuar që përfitojnë  nga ky vendim i këshillit të Ministrave. Rreth 900 mijë përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe rritja e pagës minimale, vendime që u morën sot. Nga ky vendim perfitojnë pensionistët, të cilët nga pensionet që do marrin në muajin tetor do të kenë një rritje të pensioneve në nivelin 9.5%. Morëm një vendim tjetër për pagën minimale në shkallë vendi. E rritëm nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë, me vendimin e sotëm do të hyjë në fuqi me 34 mijë lekë.'- u shpreh ministrja. 

delina ibrahimaj rriten pensionet rritet paga minimale

Sondazh

Poll