Aktualitet

Do shkrihen bordet e karburanteve dhe të ushqimeve? Ibrahimaj: Do vazhdojmë t'i mbajmë

Ministria Delina Ibrahimaj deklaroi se Bordet kanë ndikuar në mënyrë që qytetarët të mos paguajnë më shumë për ushqimet.

14 Shtator 2022, 12:36 Nga A.B
Do shkrihen bordet e karburanteve dhe të ushqimeve? Ibrahimaj: Do
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Bordet e karburanteve dhe ato të shportës ushqimore nuk do të shkrihen. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ajo u shpreh se këto borde janë krijuar në kohë të jashtëzakonshme dhe vendimet që po merren janë të tilla, ndaj ato do të vazhdojnë të jenë funksionale. 

'Jemi një qeveri që e mbështet tregun e lirë por kohë të jashtëzakonshme na ndikojnë që të marrim vendime të jashtëzakonshme. Të dyja bordet kanë bërë punën e tyre me qëllim që të mos ndikohet në çmime. Ne do të vazhdojmë të mbajmë Bordet, qoftë të çmimeve të karburanteve, qoftë, qoftë të disa artikujve kryesorë të shportës për sa kohë do të jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare në bursat të karburanteve dhe ushqimeve me qëllim garantimin që qytetarët shqiptarë të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe në mënyrë që të mos ketë spekulime në treg për rritje të mëvonshme të çmimeve.'-u shpreh ministrja. 

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll