Bota

"E di që është mandati im i fundit", Vuçiç përplaset ashpër me deputetët e opozitës për Kosovën

Në seancë ka marrë pjesë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ju përgjigj pyetjeve të deputetëve ku Milivojeviç i tha se ai duhet të japë dorëheqjen. ë është mandati im i fundit", Vu;

14 Shtator 2022, 13:44 Nga d.a.
"E di që është mandati im i fundit",
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Kuvendi i Serbisë sot në orën 10 ka vijuar me seancën e posaçme ku e vetmja pikë e rendit të ditës është Raporti për procesin e negociatave me institucionet në Kosovë nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022. 

Sopas mediave serbe, në seancë ka marrë pjesë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ju përgjigj pyetjeve të deputetëve ku Milivojeviç i tha se ai duhet të japë dorëheqjen. 

Unë vetë do të tërhiqem kur të shoh që nuk kam energji, edhe pse dje pashë që kam më shumë se të gjithë ju, e di që është mandati im i fundit dhe kam frikë se edhe pas kësaj nuk do të mundeni për të fituar, pasi populli do të zgjedhë dikë të denjë dhe racional, i cili do ta çojë Serbinë përpara, e jo ta kthejë atë në një periudhë të errët si e juaja. Qeveria juaj ishte periudha më e errët e të gjitha qeverive serbe që nga viti 1918", tha ai.

Duke ju përgjigjur deputetëve të opozitës Vuçiç theksoi se Kosova nuk e ka shpallur pavarësinë ilegale në kohën e tij por në kohën që ata ishin në qeveri.

"Dhe e gjithë përgjigja juaj ishte që presidenti të strehohej në Rumani, për të shmangur përgjigjen e popullit. Dhe para kësaj, ju keni pasur një përgjigje heroike ndaj pogromit të serbëve. Ju luajtët diamant në kuvend gjatë pogromit." ka thënë Vuçiç, duke iu përgjigjur deputetëve.

Në vërejtjen se ka bashkëpunuar me ish-kryeministrin britanik Toni Bler, Vuçiç tha se është takuar disa herë me të dhe se gjithmonë do të përpiqet të bëjë mik nga armiku.

Seanca e posaçme parlamentare për Kosovën është kërkuar nga grupi parlamentar i SNS-së, si dhe disa parti parlamentare opozitare. Seanca e posaçme për Kosovën ka nisur në orën 10:00 dhe nëse sipas zyrës për shtyp nëse do të jetë e nevojshme do të zgjasë edhe dy ditë.

aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll