Bota

VIDEO/ Zonja e parë e Ukrainës në Parlamentin Evropian, pritet me ovacone dhe duartrokitje nga eurodeputetët

Eurodeputetët e pranishëm u ngritën në këmbë dhe i dhanë duartrokitje të vazhdueshme gruas së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

14 Shtator 2022, 11:56 Nga d.a.
VIDEO/ Zonja e parë e Ukrainës në Parlamentin Evropian, pritet me
Zelenska dhe Metsola

BRUKSEL- Me duartrokitje të ngrohta dhe ovacione, eurodeputetët pritën zonjën e parë të Ukrainës, Olena Zelenska, e cila mori pjesë të mërkurën në fjalimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Parlamentin Evropian.

Është një nder i madh që kemi Olena Zelenska me ne në këtë ditë të rëndësishme”, tha kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola.

Eurodeputetët e pranishëm u ngritën në këmbë dhe i dhanë duartrokitje të vazhdueshme gruas së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Për herë të parë në historinë e tij, Parlamenti Evropian po debaton për gjendjen e Bashkimit tonë, ndërkohë që lufta është ndezur në tokën evropiane. E dashur Olena, u desh një guxim i madh për t'iu kundërvënë brutalitetit të Putinit. E gjete atë guxim. Sot duam t'ju falënderojmë ju dhe të gjithë ukrainasit.”, tha Ursula von der Leyen, e veshur me ngjyrat e Ukrainës.

Një skenariste me profesion, Olena Zelenska, që nga fillimi i luftës në vendin e saj në shkurt, ka bërë gjithnjë e më shumë zërin e saj të dëgjohet në favor të popullit ukrainas.

olena zelenska ursula von der leyen roberta metsola

Sondazh

Poll