Bota

Mbështeti pushtimin rus, Papa Françesku "thumbon" Patriarkun rus: Zoti nuk i drejton fetë drejt luftës

Në ditën e tij të dytë në Kazakistan, Papa iu drejtua Kongresit të Shtatë të Udhëheqësve të Feve Botërore dhe Tradicionale, një takim që bashkon të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, budistët, hindutë dhe besimet e tjera.

14 Shtator 2022, 12:10 Nga d.a.
Mbështeti pushtimin rus, Papa Françesku "thumbon"
Papa Françesku

KAZAKISTAN- Papa Françesku ka thënë se Zoti nuk i drejton fetë drejt luftës në atë që duket të jetë një kritikë e nënkuptuar ndaj Patriarkut Ortodoks Rus Kirill, i cili ka mbështetur pushtimin e Ukrainës.

Sipas Guardian, në ditën e tij të dytë në Kazakistan, Papa iu drejtua Kongresit të Shtatë të Udhëheqësve të Feve Botërore dhe Tradicionale, një takim që bashkon të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, budistët, hindutë dhe besimet e tjera.

Zoti është paqe. Ai na udhëheq gjithmonë në rrugën e paqes, asnjëherë në rrugën e luftës. Le të angazhohemi, pra, edhe më shumë për të këmbëngulur në nevojën e zgjidhjes së konflikteve jo me mjetet jopërfundimtare të pushtetit, me armë dhe kërcënime, por me të vetmen mjet të bekuar nga qielli dhe të denjë për njeriun: takim, dialog dhe negociata të durueshme”,- tha Papa.

Patriarku ortodoks rus Kirill duhej të merrte pjesë, por u tërhoq. Kisha Ortodokse Ruse (ROC) dërgoi një delegacion të kryesuar nga numri dy i saj, Mitropoliti Anthony, i cili më vonë u takua shkurtimisht me Papën. Kirill i ka dhënë mbështetje entuziaste pushtimit rus të Ukrainës.

papa françesku ne kazakistan

Sondazh

Poll