Bota

"Ishte i nevojshëm, biseduam për tre tema", Kurti "zbardh" takimin urgjent me Ramën

Kurti tha se me Ramën ka biseduar për tre tema të rëndësishme që lidh të dyja vendet, sulmet kibernetike, krizën energjetike si dhe procesin e Berlinit.

14 Shtator 2022, 13:20 Nga d.a.

"Ishte i nevojshëm, biseduam për tre tema", Kurti


Kurti dhe Rama

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar rreth takimit të paplanifikuar të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kurti tha se me Ramën ka biseduar për tre tema të rëndësishme që lidh të dyja vendet, sulmet kibernetike, krizën energjetike si dhe procesin e Berlinit.

"Takimi i djeshëm ka qenë një drekë punë, ka qenë një takim i nevojshëm e para është siguria kibernetike kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka shpjeguar konkretisht se me Ramën ka biseduar kryesisht për sulmet kibernetike duke patur parasysh se të dyja vendet kanë qenë viktimë e tyre.

“Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se ka folur me Ramën për bashkëpunim energjetik që dimrit Shqipëria t’i japë energji Kosovës dhe Kosova ta bëjë verës këtë.

Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlint, sepse ju e dini që takimet e mërherhsmë të procesit të Berlnit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri. Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka thënë Kurit.

Pasditen e djeshme kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka lënë përgjys konferencën për shtyp që po mbante pas takimit me sindikatat për grevën e arsimtarëve duke thënv se kishte diçka urgjente. Ndërkohë vetëm 3 orë më pas ai u fotografua duke hyrë në residencën qeveritare në Tiranë ku zhvilloi një takim kokë më kokë për rreth 2 orë me kryeministrin Edi Rama. Edhe pse e dinin që mediat ishin mbledhur jashtë, asnjë nga kryeministrat nuk ka ikur me makinë, përkundrazi kanë dalë të qeshur para kamerave. Zëdhënësi Përparim Kryeziu tha se gjatë takimit u diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESH në Shqipëri. 

albin kurti edi rama takimi rama kurti

Sondazh

Poll