Bota

Kosova vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Këto sanksione janë prezantuar nga zëvendëskryeministri i qeverisë Kurti, Besnik Bislimi i cili tha se këto masa janë në akordim me ato të marra nga BE.

14 Shtator 2022, 11:44 Nga d.a.
Kosova vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë dhe
Besnik Bislimi

KOSOVË- Qeveria e Kosovës në mbeldhjen e saj të 96', ka miratuar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Këto sanksione janë prezantuar nga zëvendëskryeministri i qeverisë Kurti, Besnik Bislimi i cili tha se këto masa janë në akordim me ato të marra nga BE.

Në vazhdim të mbështetjes së agresionit rus, në përputhje me sanksionet e BE-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratimin për pakon e sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, Bjellorusisë, si dhe të gjitha sanksioneve të tjera. Më 3 qershor të këtij viti BE aprovoi pakon e gjashtë të sanksioneve ekonomike. Pakoja e gjashtë e sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar, pezullimin e transmetimit në BE për tre mediume të tjera shtetërore ruse, gjithashtu BE miratoi sanksione kundër 65 individëve, përgjegjës për krimet e kryera në Bucha. Në përputhje me vendimin për pakot paraprake, MPJD propozim për shqyrtim dhe miratim të këtij vendimi në vazhdimësi të të gjitha sanksioneve të përcaktuara nga BE-ja drejt Rusisë dhe Bjellorusisë”, ka thënë Bislimi.


Kosova ashtu si Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që është bashkuar me perëndimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe ka dënuar dënuar përpjekjen e saj për pushtimin e Ukrainës. 

sanksionet ndaj rusise besnik bislimi

Sondazh

Poll