Bota

Kurti nënshkruan në librin e ngushëllimeve për Mbretëreshën Elizabeth

Lajmin e ka bërë publik ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott me anë të një postimi në rrjetet sociale ku dhe ka falenderuar Kurtin.

14 Shtator 2022, 13:00 Nga d,a
Kurti nënshkruan në librin e ngushëllimeve për
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar në librin e ngushëllimeve për Mbretëreshën Elizabeth II në ambjentet e ambasadës britanike.

Lajmin e ka bërë publik ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott me anë të një postimi në rrjetet sociale ku dhe ka falenderuar Kurtin.

Faleminderit shumë Albin Kurtit që gjeti kohën për të vizituar Ambasadën këtë mëngjes për të bërë nderimet e tij dhe për të nënshkruar librin tonë të ngushëllimeve”, ka shkruar ambasadori në Facebook.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 8 shtator në moshë 96-vjeçare si monarkja më jetëgjatë në fron pasi sundoi për 70 vite. Pas ndjekjes së protokollit mbretëros trupi i mbretëreshës do të prehet më 19 shtator në një ceremoni madhështore.

albin kurti vdes mbreteresha elisabeth ii nicholas abbott

Sondazh

Poll