Bota

"Flamuri ynë verdhë e blu tashmë po fluturon", presidenti Zelenskyy viziton Iziumin e çliruar nga rusët

Zelensky "mori pjesë" në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Ukrainës, tha Brigada e 25-të Ajrore në Facebook, duke postuar foto nga vizita e presidentit ukrainas.

14 Shtator 2022, 13:05 Nga d.a.
"Flamuri ynë verdhë e blu tashmë po fluturon",
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy udhëtoi sot në Izium, qyteti i rëndësishëm strategjik në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore, në vizitën e tij të parë në zonat e rimarrë nga ushtria ukrainase nga rusët në kundërsulmin e tyre këtë muaj.

Zelenskyy "mori pjesë" në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Ukrainës, tha Brigada e 25-të Ajrore në Facebook, duke postuar foto nga vizita e presidentit ukrainas.

Flamuri ynë blu dhe i verdhë tashmë po fluturon mbi Izium”, ka shkruar Zelenskyy në llogarinë e tij në Telegram, ku ka postuar edhe një foto të tij me personelin ushtarak në qytet.

Në ceremoni mori pjesë edhe zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maliar. Ditët e fundit trupat ukrainase kanë avancuar në kundvrsulm duke rimarrë mbi 6 mijë km2 të territorit të saj i cili muajt e fundit ishte pushtuar nga Rusia.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi hana maliar

Sondazh

Poll