Sport

'Manjaku' Benjamin Mendy shfajësohet nga një, prej tetë akuzave për përdhunim…

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt vazhdon të gjykohet për krimet e tjera seksuale

14 Shtator 2022, 10:49 Nga DOSJA

'Manjaku' Benjamin Mendy shfajësohet nga një, prej tetë

ANGLI - Gjykatësi Stephen Everett ka urdhëruar këtë të martë, të shfajësojë Benjamin Mendy nga akuza e përdhunimit të një vajze 19-vjeçare në shtëpinë e tij në Cheshire. Sipas viktimës së dyshuar, disa ngjarje të akuzës, kishin ndodhur në korrik të vitit të kaluar.

Por, pasi Prokuroria nuk ka mundur të ofrojë më shumë prova për të mbështur pretendimin, si ish-futbollisti, ashtu edhe bashkëpunëtori i tij, Louis Saha Matturie (41 vjeç), janë liruar nga këto akuza. Megjithatë, të dy të akuzuarit, vazhdojnë të gjykohen për krime të tjera të dyshuara seksuale. Ndaj mbrojtësit francez janë ngritur deri në tetë akuza për përdhunim ndaj shtatë grave të tjera të ndryshme. 

Nga ana e tij, ish-futbollisti mban qëndrimin e tij, se është i pafajshëm. Por, pavarësisht kësaj, ai mund të përballet me një dënim nga 5 deri në 20 vjet burg, nëse përfundimisht shpallet fajtor për ndonjë nga këto akuza. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll