Aktualitet

U nda dje nga jeta, kolegë dhe miq shprehin kujtimet për kineastin Gjergj Xhuvani

15 Gusht 2019, 09:10 Nga DOSJA
U nda dje nga jeta, kolegë dhe miq shprehin kujtimet për kineastin

TIRANË- Zi në artin shqiptar, një ditë pas ndarjes nga jeta të Gjergj të regjisorit dhe kineastit, Gjergj Xhuvani. Ai u nda dje nga jeta në moshën 56-vjeçare në një spital në Romë, pas një arresti kardiak. Xhuvani, i pari regjisor që çoi Shqipërinë në festivalin e filmit në Kanë. Sot, kanë vijuar reagimet për ndarjen nga jeta të tij. Artistë, kolegë, miq e të afërm kanë shprehur ndjenjat për njohjen e tyre me regjisorin, si edhe kanë ndarë kujtime të çmuara për të.

Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”. 

Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001. 
Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj xhuvani mesazhet per vdekjen e xhuvanit ndahet nga jeta gjergj xhuvani regjisori gjergj xhuvani gjergj xhuvani mesazhet per vdekjen e xhuvanit ndahet nga jeta gjergj xhuvani regjisori gjergj xhuvani

Sondazh

Poll