Aktualitet

Vranësira dhe shira, moti në Shqipëri sjell sërish surpriza. Ulen temperaturat

15 Gusht 2019, 06:28 Nga DOSJA
Vranësira dhe shira, moti në Shqipëri sjell sërish surpriza.

TIRANË– Ditën e sotme moti nuk do të jetë shumë i favorshëm për ata që ndodhen në bregdete dhe po kalojnë pushimet. Sipas MeteoAlb, moti në Shqipëri sjell sërish surpriza.

Nga temperaturat e larta dhe një nxehtësi afrikane që na kishte ‘pushtuar’ ditët e fundit sot do të shfaqet një qiell me re dhe vranësira.

Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veri-verilindore duke sjellë shira të përkohshme. Pritet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmtosferike duke bërë që gjithë vendi të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celcius në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare në toke dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mot i ftohte moti per sot ne shqiperi shqiperi mot i ftohte moti per sot ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll