Aktualitet

Atentat me breshëri plumbash, ky është 19-vjeçari nga Burreli që vdiq në Gjermani (Foto)

15 Gusht 2019, 05:34 Nga DOSJA
Atentat me breshëri plumbash, ky është 19-vjeçari nga

GJERMANIDosja.al ka mësuar se shqiptari që ka ndërruar jetë një ditë më parë në Wolfsburg të Gjermanisë pas nje atentati është Keidi Pasha. Ai është 19-vjeç, me origjinë nga qyteti i Burrelit dhe u vra nga një makinë në ecje, teksa kishte dalë me kushëririn e tij.

Me trupin e Pashës ranë 6 plumba me breshëri e ndërsa kushëriri i tij u plagos me vetëm dy plumba. Të dy u dërguan në spital menjëherë pas ngjarjes por 19-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Kushëriri i tij gjithashtu është në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihen arsyet e vrasjes ndërkohë që po hetohet mbi atentatin ndaj dy të rinjve shqiptarë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne gjermani atentati ndaj keidi pashes gjermani vritet shqiptari ne gjermani atentat ne gjermani atentati ndaj keidi pashes gjermani vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll