Aktualitet

Çonte emigrantë drejt Anglisë dhe SHBA-së për 25 mijë dollarë, ekstradohet nga Milano 27-vjeçari

15 Gusht 2019, 08:44 Nga DOSJA
Çonte emigrantë drejt Anglisë dhe SHBA-së për 25

TIRANË– Është ekstraduar nga Milano, Itali një 27-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I riu me inicialet E.S., akuzohet se ka gjatë viteve 2016-2017 ka kaluar kontrabandë disa shtetas shqiptarë drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar ndaj tij masën ‘arrest me burg’ pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

27-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë mega operacionit të koduar “One If – By Land”.

Njoftimi nga Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre.

Ekstradohet nga Italia, një prej të shpallurve në kërkim gjatë mega operacionit të koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Nga specialistët e Interpol Tirana, u bë ekstradimi nga Milano/Itali i shtetasit shqiptar E. S., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të vitit 2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë periudhës 2016-2017, shtetasi i lartpërmendur në bashkëpunim me persona te tjerë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet esktradohet 27 vjecari interpol tirana esktradohet 27 vjecari interpol tirana

Sondazh

Poll