Aktualitet

Lirohen 2000 m2 plazh në Durrës e Himarë, 5 të proceduar për fshehje të ardhurash (Video)

15 Gusht 2019, 06:51 Nga DOSJA
Lirohen 2000 m2 plazh në Durrës e Himarë, 5 të proceduar

SHQIPËRI– Vijon operacioni “Plazhi i lirë” në Shqipëri. Ditën e sotme Himarë-Durrës Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë ka liruar rreth 1000 m2 plazh publik, të zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra. Mësohet se ajnë proceduar në gjendje të lirë pronarët e tre subjekteve që kishin zaptuar plazhin, A.L., N.V., dhe A.D..

Ndërsa në Durrës, Policia në bashkëpunim me task forcën dhe Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Janë sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra. Gjithshtu janë proceduar në gjendje të lirë dy pronarë subjektesh që kishin zaptuar tokën e plazhit, konkretisht shtetasit D.D. e SH.P., për veprat penale “Pushtimi i tokës ” dhe “Fshehja e të ardhurave“.

Njoftimi i policisë 

Vijon operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike.

• Lirohen rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme.
• Sekuestrohen rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra.
• Procedohen penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.

• Lirohen në Durrës rreth 1000 m2 plazh.
• Sekuestrohen rreth 270 komplete shezlongë e çadra.
• Procedohen penalisht nga Policia e Durrësit 2 shtetas , pronarë të subjekteve.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.
Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.

Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me trask forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra.
Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit D.D. e SH.P., për veprat penale “Pushtimi i tokës ” dhe “Fshehja e të ardhurave“.

Operacioni vijon.

Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Dy ditë  më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal.  Po kështu Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lirohen plazhet ne himare lirohet plazhi ne durres plazh i lire lirohen plazhet ne himare lirohet plazhi ne durres plazh i lire

Sondazh

Poll