Aktualitet

U kap me arsenal armësh në Elbasan, Gjykata lë në burg Ylber Ademin

15 Gusht 2019, 08:22 Nga DOSJA
U kap me arsenal armësh në Elbasan, Gjykata lë në burg Ylber

ELBASAN– Gjykata ka lënë në burg 51 vjeçarin nga Kosova Ylber Ademin, që u kap dy ditë më parë më një arsenal armësh në Papër të Elbasanit. Ademi po transportonte në makinën e tij tip ‘Benz’ të zi, 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT në momentin që u prangos në aksin Elbasan-Peqin.

Ademi siguronte armë dhe tritol nga Serbia dhe nëpërmjet Kosovës i sillte në Shqipëri.

Policia dyshon se këto municione mund të ishin një furnizim për persona të cilët kryejnë aktivitete kriminale në qarkun e Elbasanit. Kosovari i kishte fshehur pistoletat, fishekët dhe tritolin , pikërisht në disa pjesë të ndryshme të krijuara enkas për fshehjen e tyre në motor, kabinë, bagazh e kroskot. 

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arsenal armesh ne elbasan ylber ademi arsenal armesh ne elbasan ylber ademi

Sondazh

Poll