Aktualitet

I veshur me të zeza, shqiptari me fytyrë të mbuluar vë në panik Barcelonën. Ther dy persona në mes të qytetit

15 Gusht 2019, 05:21 Nga DOSJA
I veshur me të zeza, shqiptari me fytyrë të mbuluar vë

SPANJË– Një shqiptar ka shkaktuar panik në qytetin e Barcelonës teksa ka sulmuar me thikë dy persona. Mësohet se shqiptari është i moshës 30 vjeç dhe me fytyrë të mbuluar e i veshur krejtësisht nëtë zeza ka marrë thikën dhe ka qëlluar një tunizian dhe një tjetër nga Venezuela.

Të dy të plagosurit janë të pastrehë dhe flinin në rrethin e Nou Barris, në Barcelonë,

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i ka kryer sulmet në ditë të veçanta teksa të lënduarit flinin.

Sulmi i parë

Mbrëmjen e 23 korrikut shqiptari iu afrua një burri të pastrehë tunizian 42 vjeçar me thikë në dorë me të cilën e goditi në bark. I veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, shqiptari e goditi sërish tunizianin duke bërë që ky i fundit të ulërinte. Para se të mbërrinte policia, autori ishte larguar.

Sulmi i dytë

Në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin maskim, 30-vjeçari nga Shqipëria u afrua mëngjesin e 9 gushtit tek një burrë nga Venezuela, 39 vjeçar, i cili flinte në rrugën afër qendrës strehimore.

Në këtë rast, agresori u përpoq ta qëllonte në pjesën e zemrës por nuk arriti qëllimin. I sulmuari u mbrojt dhe në ndihmë i erdhi edhe një dëshmitar gjithashtu që thirri policinë. Shqiptari u arratis duke e leënë venezuelianin me plagë në krahë dhe këmbë.

Dy të plagosurit kanë përfunduar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ishte mënyra e maskimit të shqiptarit që bënë që policia lokale ta identifikonte atë. 30-vjeçari u arrestua dhe do të dalë para drejtësisë të enjten, më 15 gusht.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari panik ne barcelone shqiptari sumon me thike arrestohet shqiptari panik ne barcelone shqiptari sumon me thike

Sondazh

Poll