Sport

Inter merr pikët e para në Europë, Dzeko dhe Dumfries nderojnë zikaltrit, minuta edhe për Asllanin! Sporting trondit Tottenham

Në raundin e dytë të grupit C të Champions League, Inter fiton 2-0 ndaj Viktoria Plzen, duke marrë pikët e para në Europë.

13 Shtator 2022, 21:03 Nga DOSJA

Inter merr pikët e para në Europë, Dzeko dhe Dumfries

EUROPË- Në raundin e dytë të grupit C të Champions League, Inter fiton 2-0 ndaj Viktoria Plzen, duke marrë pikët e para në Europë. Ndeshje që foli vetëm për skuadrën zikaltër. Në minutën e 20' Dzeko zhbllokon ndeshjen me një asistim nga Correa. Pas një ore lojë çekët mbeten me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Buche (faull i rëndë ndaj Barellës) dhe në kundërsulm në minutën e 70-të Dumfries mbyll ndeshjen me golin e dytë.

Në Grupin D Sporting Lisbon bën surprizën e madhe duke mundur me shifrat 2-0 Tottenham.Pikërisht atëherë kur mendohej se skuadrat do të ndanin pikët erdhi zhbllokimi i rezultatit në minutën e 88' me Paulinhon e vetëm tri minuta më vonë goli i dytë i vendasve, që la të zhgënjyer Conten.

E.Ç (Dosja.al)

inter

Sondazh

Poll