Sport

Galtier: "Do të ishte e thjeshtë të thoja, që Neymar performon në këtë nivel falë meje"

Trajneri i Paris Saint-Germain ka vlerësuar ndryshimin në paraqitjen e jashtëzakonshme të brazilianit në këtë fillim të sezonit.

13 Shtator 2022, 15:37 Nga DOSJA

Galtier: "Do të ishte e thjeshtë të thoja, që Neymar

FRANCE - Ndryshimi më i dukshëm që ka përjetuar Paris Saint-Germain në krahasim me sezonin e kaluar është ai që ka përjetuar Neymar da Silva. Braziliani kishte një këmbë e gjysmë jashtë kampionëve të Francës, madje PSG ia ofroi sulmuesin Manchester Cityt në mënyrë të dëshpëruar në ditën e fundit të tregut.

Pavarësisht gjithçkaje, Neymar është bërë, me lejen e Messit dhe Mbappé, lojtari më i shquar i Paris Saint-Germain në këtë fillim sezoni: braziliani ka realizuar 10 gola dhe shtatë asistime në nëntë ndeshjet që ka luajtur në të gjitha garat. Një paraqitje që Christophe Galtier nuk ngurroi ta lavdëronte gjatë konferencës për shtyp në prag të vizitës ndaj Maccabi Haifa, në ndeshjen e dytë të Champions League: “Do të ishte shumë e thjeshtë të thoja se është falë meje”.

Galtier: "Do të ishte e thjeshtë të thoja, që Neymar

Ish-trajneri i Lille dhe St.-Étienne, ndër të tjera, vlerëson ndryshimin në 'çipin' e Ney: "Ai ka synime shumë të larta dhe e kuptoi që sezonin e kaluar ishte pak efikas, se kishte më pak ndeshje. Kësaj here ai mbërriti në kohë, shumë në formë dhe ka filluar të performojë më herët”. Galtier vlerësoi gjithashtu edhe virtytet e Neymar: "Ai është një krijues, një driblues, një finalist, një artist. Nëse ai është fizikisht dhe mendërisht i aftë, ai performon mirë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll