Sport

Frikë nga vërshëllimat e tifozëve të Liverpoolit, Jurgen Klopp: “Kam besim se fansat do ta respektojnë atë moment”

Trajneri i ‘Reds” shpreson që një minutë heshtje në kujtim të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq të enjten e kaluar, do të respektohet në ‘Anfield’ këtë të martë

13 Shtator 2022, 16:37 Nga DOSJA

Frikë nga vërshëllimat e tifozëve të Liverpoolit,

ANGLI - Tifozët e Liverpool janë në qendër të vëmendjes në të gjithë Anglinë, për atë minutë heshtje që ‘Anfield’ do të mbajë këtë të martë, përpara ndeshjes së Champions League kundër Ajaxit, në kujtim të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II të enjten e kaluar në moshën 96-vjeçare dhe pas një mbretërimi 70-vjeçar.

Hera e fundit që tifozët e Liverpool u përballën me 'God Save the Queen', tani 'God Save the King', për nder të Carlos III, ishte në finalen e FA Cup kundër Chelsea majin e kaluar. Një pjesë e tifozëve 'Reds' iu përgjigjën me një shpërthim të fuqishëm vërshëllimash tek himni kombëtar.

Nuk është për t'u habitur, që Liverpool është një nga klubet më kritike me qeveritë konservatore që nga vitet 1980 në Angli, veçanërisht me figurën e Margaret Thatcher dhe ata e lidhin rënien ekonomike të qytetit. Si një mënyrë për të protestuar kundër sistemit, protestat e tifozëve ‘Reds’ janë zbuluar në dy finalet e kupave të këtij viti, si dhe në raste të tjera në të kaluarën, si vërshëllimat ndaj Princit William.

Frikë nga vërshëllimat e tifozëve të Liverpoolit,

Dyshohet se e njëjta gjë mund të ndodhë të martën mbrëma në minutën e heshtjes që do të mbahet në kujtim të Mbretëreshës dhe që Liverpool ka njoftuar tashmë, së bashku me masa të tjera, edhe flamujt gjysmë shtizë në ‘Anfield’ dhe përdorimin e shirita të zinj nga lojtarët.

“Kam besim se fansat do ta respektojnë atë moment”,- tha Jürgen Klopp në konferencën për shtyp, duke kujtuar minutën emocionale të duartrokitjeve, që fansat e tij i kushtuan disa muaj më parë Cristiano Ronaldos për vdekjen e djalit të tij.

“Vdekja e mbretëreshës është një moment shumë i rëndësishëm për këtë vend dhe shumë i trishtuar për familjen e saj dhe për të gjithë ata që e donin, kështu që edhe futbolli ka përgjegjësinë e tij,- tha Klopp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll