Politike

VD-“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke. Deputeti i PD: Kam frikë

Noka e mori sërish fjalën dhe tha se ka frikë të informojë institucionet, pasi gjithçka dekonspirohet, referuar deklaratës së ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

13 Shtator 2022, 16:38 Nga F.M
VD-“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron
Nasip Naço dhe Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur i shqetësuar për fatin e të shumëkërkuarti Ervis Martinaj, i cili ka humbur gjurmët që prej 9 gushtit. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Noka ka kërkuar që policia të dalë me një version në lidhje me fatin e Martinajt. Ai ka kërkuar që ëeveria duhet të negociojë dhe të arrijë marrëveshjen për ekstradimin me Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi sipas tij në atë vend strehohen të shumëkërkuar. Kundërpërgjigjia i erdhi nga kryetari i Komisionit Nasip Naço, i cili tha se për informacion mund të telefononte institucionet përkatëse. Noka e mori sërish fjalën dhe tha se ka frikë të informojë institucionet, pasi gjithçka dekonspirohet, referuar deklaratës së ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pjesë nga replikat:

Flamur Noka: Qeveria të negociojë dhe të sjellë marrëveshjen për ekstradimin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Është urgjente. Me telefon apo mjete të tjera komandohet gjithë struktura e krimit të organizuar nga atje. Zoti kryetar, keni qenë ministër ju, kam qenë dhe unë, në çdo seancë, anëtar i një kabineti është i detyruar të jetë i informuar për çështjen që diskutohet, i bëra një përgjigje që nuk kërkon shifra.  Është zhdukur një qytetar i këtij vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version. A është zhdukur a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shterti ngre duart përpjetë. Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Nëse qytetarët janë të alarmuar për gjendjen e rendit e sigurisë zonjës zëvendësministre nuk ia ndjen, thotë unë kam ardhur për marrëveshjen. Po mirë faleminderit

Nasip Naço: Në nenin 3 në shërbimin e informacionit, ju apo dikush tjetër, nëse keni informacion për kriminelë, të shumëkërkuar, telefononi, ndihmojeni shtetin dhe jepni informacione.

Flamur Nako: E dini si është problem apo jo, meqë e hapët këtë çështjen e telefonit. E dini ju që qytetarët sot nuk guxojnë të bëjnë një telefonatë në polici, se pa e mbyllur telefonin u shkojnë në shtëpi.

Nasip Naço: Po bëje telefonatën zotëri

Flamur Nako: Dhe unë kam frikë t’ju bëj telefon se mos dekonspirohet.

flamur noka nasip naco

Sondazh

Poll