Aktualitet

Konstandin Xhuvani kërkon lirinë, pas vdekjes të së atit i dërgon letër drejtorisë së Burgjeve

14 Gusht 2019, 16:03 Nga DOSJA
Konstandin Xhuvani kërkon lirinë, pas vdekjes të së

TIRANË– Djali i regjisorit Gjergj Xhuvani, Kostandini i dënuar për vrasjen e katër personave ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Kërkesa për të dalë nga qelia në ditën e varrimit të të atit është dërguar menjëherë për në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. 

Ende nuk dihet nëse atij do t’i aprovohet kërkesa për shkak të dënimit të tij. Në raste të tilla, i dënuari shoqërohet nga forca policore dhe pas disa orësh rikthehen në qeli për të shlyer dënimin. 

Në vitin 2014, Konstandin Xhuvani u dënua me 35 vjet burg pasi më 4 nëntor të po atij viti vrau në lokalin e natës në rrugën e Elbasanit në kryeqytet shtetasit Enea Xhaja, Edison Jaho, italianin Gimapaolo Azzolo si dhe shokun e tij Arbër Demiraj.

Regjisori i njohur u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 56-vjeçare në një spital në kryeqytetin italian, Romë. Xhuvani vuante nga një sëmundje e rëndë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e përgjithshme e burgjeve gjergj xhuvani konstandin xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani drejtoria e përgjithshme e burgjeve gjergj xhuvani konstandin xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani

Sondazh

Poll