Aktualitet

Moti i keq/ Jahti me 7 turistë në bord rrezikonte mbytjen, shpëtohet nga kapiteneria e Durrësit

14 Gusht 2019, 19:16 Nga DOSJA
Moti i keq/ Jahti me 7 turistë në bord rrezikonte mbytjen,

DURRËS- Një jaht me vela, me 7 turistë italiane në bord është shpëtuar nga mbytja mbrëmjen e sotme.

Jahti “S/Y Cayman” me flamur italian ishte nisur nga Korfuzi për të shkuar në Kroaci, kur rrugës kishte mbetur pranë portit të Durrësit për shkak të motit të keq.

Menjëherë pas marrjes së sinjalit “SOS”, kapiteneria e Durrësit nisi në drejtim të jahtit mjetin rimorkiues “Joni”, i cili më pas e rimorkioi mjetin lundrues deri ne Portin e Durrësit.

Mësohet se të 7 personat që ndodheshin në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut.

Pasditen e sotme gjiri i Durrësit u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë të fortë dhe  me shi duke e bërë lundrimin të vështirë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres porti i durresit shpetohet jahti ne durres durres porti i durresit shpetohet jahti ne durres

Sondazh

Poll