Aktualitet

‘Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, goditi punonjësin e Policisë’/ Arrestohet 45-vjeçari nga Burreli

Po ashtu nga Policia e Dibrës ka pasur edhe aksione të tjera, që kanë vendosur në pranga një person, e janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy të tjerë.

13 Shtator 2022, 15:48 Nga k.m.
‘Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, goditi punonjësin e
Foto ilustruese

DIBËR- Një-45 vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe në momentin e ndalimit ka goditur edhe një efektiv të Policisë së Shtetit gjatë shoqërimit në komisariat. Po ashtu nga Policia e Dibrës ka pasur edhe aksione të tjera, që kanë vendosur në pranga një person, e janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy të tjerë. Njëri është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. 

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 63 vjeç, banues në Lurë, Dibër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin A.D., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin tip 'Benz', në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit për në Komisariat ka goditur punonjësin e Policisë. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Po nga këto struktura filloi procedimi penal për shtetasin S. K., pasi u konstatua duke kryer puime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

diber

Sondazh

Poll