Sport

Cristiano Ronaldo jashtë listës së prioriteve të Ten Hag, pritet fundi i kontratës…

Trajneri holandez është takuar me bordin e ‘Djajve të Kuq’ dhe ka dhënë dritën jeshile për rinovimin e kontratave me pesë futbollistë.

13 Shtator 2022, 07:16 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo jashtë listës së prioriteve të Ten Hag,

ANGLI - Pasi ka kapërcyer momentin e parë të krizës së sezonit, Erik ten Hag fillon të organizojë idetë e tij në lidhje me skuadrën. Sipas ‘Manchester Evening News’, trajneri holandez është takuar me bordin e ‘Djajve të Kuq’ dhe ka dhënë dritën jeshile për rinovimin e kontratave me pesë futbollistë.

David de Gea, Diogo Dalot, Luke Shaw, Fred dhe Marcus Rashford, hynë në vitin e fundit të kontratave të tyre. Por Manchester United do të aktivizojë një klauzolë që zgjat kontratën deri në vitin 2024, duke fituar kështu kohë për një rinovim më afatgjatë të kontratave, pa lejuar që lojtarët të nënshkruajnë me kosto zero me ndonjë një klub tjetër në janar.

Një situatë tjetër është ajo e Cristiasno Ronaldos, kontrata e të cilit përfundon gjithashtu në vitin 2023. Sulmuesi portugez po humbet epërsinë në zgjedhjet e Ten Hag, pas një para-sezoni të trazuar dhe në rrugën e tij drejt të 38-tave, ai duhet të largohet nga ‘Old Trafford’ sezonin e ardhshëm, ndaj për momentin nuk synohet rinovimi i kontratës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll