Sport

‘L'Équipe’ zbulon ‘kleçkën’: Kylian Mbappé mund të largohet nga PSG edhe në 2024

Viti i fundit i marrëveshjes është fakultativ dhe prerogativa për ta aktivizuar i takon vetëm sulmuesit 23-vjeçar dhe jo klubit parizien.

13 Shtator 2022, 07:06 Nga DOSJA

‘L'Équipe’ zbulon ‘kleçkën’:

FRANCE - Më 21 maj 2022, PSG i dha fund ‘telenovelës’ që rrethonte të ardhmen e Kylian Mbappe, duke njoftuar rinovimin e sulmuesit francez. Stema e Parisit ka bërë të ditur, se francezi ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2025, por e vërteta edhe mund të mos jetë kështu.

Këtë të hënë, ‘L'Équipe’ ka zbuluar se në fund të fundit, kontrata e Mbappe-së është e garantuar deri në vitin 2024. Viti i fundit i marrëveshjes është fakultativ dhe prerogativa për ta aktivizuar i takon vetëm sulmuesit 23-vjeçar dhe jo klubit parizien.

I formuar në Monako, ylli i sulmit francez Kylian Mbappé, nënshkroi kontratë për PSG-në në vitin 2017. Në total, ai ka shënuar 180 gola në 224 ndeshje që ka zhvilluar për parizienët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll