Sport

Tifozët bojkotojnë udhëtimin në Izrael: "Kufizime të tepërta, na privohet liria"...

Pavarësisht mungesës së “Collectif Ultras Paris” (CUP) për tifozët e PSG-së është planifikuar të jenë rreth 1.500 vende në stadiumin ‘Sammy Ofer’, të cilat priten të mbushen. Kontigjenti më i madh (1.000 vende) do të pronotohen nga tifozët që jetojnë në Izrael, 500 vendet e tjerat do të vijnë nga Parisi në mënyrë të pavarur

13 Shtator 2022, 06:57 Nga DOSJA

Tifozët bojkotojnë udhëtimin në Izrael: "Kufizime

FRANCE - Në një shënim zyrtar, tifozët e Paris Saint Germain njoftuan synimin e tyre për të bojkotuar udhëtimin drejt Izraelit për ndeshjen e së mërkurës kundër Maccabi Haifa, për shkak të kufizimeve të ashpra që izraelitët kanë vendosur. Kufizimet u konsideruan të tepërta. Kjo është deklarata e tyre:

"Më 14 shtator, PSG do të udhëtojë në Haifa për ndeshjen e dytë të Champions League, përballë Maccabit. Ne dënojmë kushtet e vendosura të sigurisë që privojnë lirinë. Ne gjithmonë kemi kundërshtuar kufizimet agresive të lirisë sonë gjatë udhëtimit, në këto kushte ndihemi të detyruar të bojkotojmë këtë ndeshje jashtë fushe. Allez Paris,”- shkruan tifo-grupi i parizienëve.

Pavarësisht mungesës së “Collectif Ultras Paris” (CUP), zona e rezervuar për tifozët e PSG-së do të jetë plot të mërkurën në mbrëmje. Ata do të jenë rreth 1.500 vende në stadiumin ‘Sammy Ofer’ për të mbështetur ekipin e tyre për ndeshjen e dytë të Champions League të sezonit. 

Kontigjenti më i madh (1000 vende) do të përbëhet nga tifozët që jetojnë në Izrael, pasi klubi parizien ka një klub tifozësh atje. 500 vendet e tjerat do të vijnë nga Parisi në mënyrë të pavarur, kostoja e udhëtimit (përfshirë 60 euro për biletën e ndeshjes, e patransferueshme) dhe burokracia ka dekurajuar tifozerinë franceze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll